UBT

Në Shqipëri 123 persona me burgim të përjetshëm

/ 1 minutë lexim

Tiranë – Në burgjet shqiptare 123 të burgosur vuajnë dënime me burgim të përjetshëm, ndërsa gjithsejtë 1138 të burgosur vuajnë dënimet për vrasje.

Nga ana tjetër, mbi 4550 të burgosur janë gjithsejtë nëpër burgjet e Shqipërisë. Kjo bëhet e ditur sipas një statistike për gjendjen e burgjeve në Shqipëri, të publikuar nga NOA. Të dënuarit për vepër penale për vrasje, janë në numër më të madh dhe se përbëjnë kryesisht shumicën e shqiptarëve të dënuar.

UBT

Me 25 vjet burg janë të dënuar 200 persona dhe mbahen në burgjet shqiptare. Por gjykatat shqiptare nuk kanë dhënë këtë dënim 1957 të dënuar ndodhen në qelitë e sigurisë së zakonshme në të gjitha burgjet. Akuzat që kanë këta persona janë të ndryshme, por jo shumë të rënda dhe për këtë arsye janë në këtë seksion.

Në qelitë e burgjeve të sigurisë së lartë ndodhen 612 të dënuar. Masa më të rrepta kontrollet po ashtu janë në qelitë e të gjithë këtyre të dënuarave që kanë edhe maksimumin e dënimit të Kodit Penal.