Fundamenti

Në shkollën ‘Rexhep Elmazi’ në Gjilan përurohen dollapët për nxënës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në shkollën fillore ‘Rexhep Elmazi’ në Gjilan, janë përuruar sot dollapët për nxënës, aktivitet ky ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se në këtë projekt, që kap vlerën afër 172 mijë euro, përfshihen 24 shkolla.

‘Jemi në shkollën ‘Rexhep Elmazi”, ku pasi kemi ndërhyrë më parë në rregullimin e ndriçimit efiçinet, izolim, dyer e dritare, çati, në sistemin e ngrohjes, sikurse edhe në nyjat sanitare dhe hapësirat e brendshme, sot po fillojmë me projektin e vendosjes së dollapëve për nxënës”, ka thënë Hyseni.

Ai ka nënvizuar me këtë rast se në këtë projekt përfshihen 24 shkolla të fillore të komunës së Gjilanit, nga klasat 1-5, ku do të vendosen dollapët për nxënës, që ka qenë një premtim yni.

Për më tepër, Hyseni ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për shëndetin e nxënësve si dhe organizimin e punës në shkollat tona

Fundamenti

“Vendosja e dollapëve në secilën klasë dhe në të gjitha shkollat, është një investim shumë i rëndësishëm për shëndetin e nxënësve, fillimisht, por edhe për organizimin më të mirë të punës në shkollat tona:, ka thënë Hyseni.

Ai ka falënderuar me ketë rast drejtoreshën e Arsimit, sikurse dhe drejtorin e kësaj shkolle, për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë në këtë projekt si dhe investimet e përgjithshme në shkollën ‘Rexhep Elmazi’.

Projekti i lehtëson nxënësit nga çantat e rënda./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.