HW

Në Serbi, Luiza Gega fiton medalje të artë dhe siguron kualifikim në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Atletja që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, Luiza Gega ka arritur tashmë të kualifikohet për në Lojerat Olimpike Verore, Paris 2024.

Gega ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Kraljevo të Serbisë, duke siguruar kështu dhe kualifikimin për Lojërat.

Sportistja kuqezi triumfoi në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke arritur kohën 9:21:53.

Triumfi i dha gjithashtu një tjetër medalje të artë, sportistes që ka nderuar sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare prej kohësh.

Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletika i ka filluar kualifikueset nga data 1 Korrik 2023. Norma kualifikuese është 9:23:00.

Me këtë kohë Luiza është kualifikuar për në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marr biletën kualifikuese për Paris 2024.

FIDANISHTJA

Kujtojmë që vetëm një muaj më parë, Luiza rrembeu medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Poloni. Gega e mbylli në kohën 9:17.31, duke e kaluar vijën e e finishit 30 sekonda më shpejtë se ndjekësia e saj më e afert. Njëkohësisht theu edhe rekordin e Kampionatit.

Në kampionatin e Polonisë, Gega gjithashtu mori dhe një tjeter medalje të artë, pasi triumfoi në garën e 5 mijë metrave.

Dhe tashmë, ajo duket se nuk ka rivale në Evropë dhe synimi janë Lojërat Olimpike, aty ku rivaliteti është më i ashpër me elitën globale të këtij sporti.

Vlen të theksohet fakti se Gega ishte e pranishme edhe në Lojërat Olimpike, Tokio 2020 (të zhvilluara në 2021 për shkak të Covid-19). Por, atje ajo nuk mundi të linte gjurmë duke u renditur në vendin e 13 mes 16 garueseve në 3 mijë metra me pengesa.

Gjithashtu, 34-vjeçarja e kishte përfaqësuar Shqipërinë edhe në Rio 2016, në po të njëjtën disiplinë.

Megjithatë, Paris 2024 premton të jetë ndryshe për sportisten kuqezi. Kësaj radhe ajo vjen si kampione evrope, kombëtare dhe pasi ka thyer disa rekorde brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndaj, në kryeqytetin francez, Luiza do të kërkojë të bëjë atë që nuk mundi në Tokio, të arrijë së paku një nga tre medaljet e lakmuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.