Në Sadovinë të Jerlive asfaltohet rruga “Ilegalja”
Viti- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zv. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj kanë vizituar sot fshatin Sadovinë të Jerlive, konkretisht rrugën “Ilegalja” pasi që kanë filluar punimet në asfaltimin e kësaj rruge me gjatësi rreth 250 metrave.
Me këtë rast banorët lokal u shprehen se asfaltimi rrugës “Ilegalja” është i një rëndësie të veçantë për ta dhe shprehen falënderimet e tyre për Institucionet Komunale të Vitisë, të cilat mundësuan realizimin e këtij projekti infrastrukturor.
Më pas Kryetari Haliti dhe zv. Ministri Gecaj vizituan edhe kompleksin e dëshmorëve të këtij fshati “Gursel dhe Bajram Sylejmani” ku edhe vendosën kurore lulesh./rajonipress/


