Mobi Casa

Në Rogoqicë arrestohen për armë, në “Selami Hallaqi” nxënësi për marihuanë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjatë kontrollit në një shtëpi në Rogoqicë të Kamenicës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit EKOL me gas dhe dy fishek. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt njoftoj Policia e Kosovës.

Kurse në një rast tjetër në një shkollë fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Mobi Casa

I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për punë Sociale dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./rajonipress/