FITORJA

Në Rogaqicë ndërtohet objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate, që kanë përzgjedhur komunën e Kamenicës për ndërtimin e një objekti shëndetësor . Vlera e kontratës së këtij objekti shëndetësor është 120 mijë euro transmeton rajonipress.

Rreth 120 mijë euro është vlera e projektit për ndërtimin e objektit të ri në Rogaqicë të Kamenicës për nevojat e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).

Për të konkretizuar këtë projekt kreu i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur të mërkurën drejtorin e organizatës” Kosova për Ndihmë dhe Zhvillim”, Rachid Djaroum dhe Shaqir Kqikun, përgjegjës për projektet e ndërtimit nga kjo organizatë.

Surdulli tha për rajonipress se qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e një objekti të Qendrës së Mjekësisë Familjare ( QMF ) , në fshatin Rogaçicë.

Eco Higjiena

Rachid Djaroum, ka thënë se kjo organizatë është organizatë bamirëse, e cila përkujdeset për projekte të ndryshme bamirëse që përfitojnë nevojtarët. Ai ndër të tjera tha se kjo organizatë, përveç projekteve të ndërtimit realizon edhe projekte edukative, sociale e zhvillimore nëpër shumë vende të ndryshme të botës.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate, që kanë përzgjedhur komunën e Kamenicës për ndërtimin e një objekti shëndetësor .Vlera e kontratës të këtij objekti shëndetësor është 120 mijë euro.

Surdulli tha se kjo qendër u ndihmon shumë banorëve të Rogaqicës që janë një komunitet shumë i madh dhe që e kanë merituar këtë donacion. “Ne po mundohemi që në të gjitha fshatrat e mëdha të Kamenicës ta përmirësojmë jetën dhe mirëqenien e banorëve tanë duke ofruar shërbime dhe përkujdesje të duhura sociale e shëndetësore” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.