UBT

Në Remnik po punohet në hapjen e përroskës që kalon nëpërmes fshatit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Autoritetet komunale të Vitisë, kanë intervenuar për hapjen e përroskës që kalon nëpërmes fshatit Remnik, meqë është konsideruar si nevojë urgjente për të evituar vërshimet që mund t`i ketë sjell ajo, kur ka të reshura atmosferike.

Kohëve të fundit kjo përroskë ishte e zënë nga mbeturinat që ishin mbledh aty dhe tani me hapjen e saj, do të mundësoi rrjedhjen normale të ujit që kalon nëpër të.

RCCOLA

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira e zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, kanë vizituar punimet që po i kryen kompania e kontraktuar për hapjen e kësaj përroske./rajonipress/