Në Ranillug kapen armë, në Gjilan e Artanë arrestohen të kërkuarit nga Gjykata

Gjilan – Në fshatin Korminjan i Epërm, të Ranillugut raportohet se te i dyshuari mashkull serb është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike M-70 me një karikatorë pa municion. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt njoftoj Policia e Kosovës.
Ndërkaq në dy raste të ndara në Artanë e Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Jasenovik, të Artanës ku në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Kurse në Lagjjen “Arbëria” në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/