Uji Dea

Në Ramnishtë asfaltohet rruga e varrezave

/ 1 minutë lexim

Viti – Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve në fushën e infrastrukturës, konkretisht sot në fshatin Ramnishtë është asfaltuar rruga e varrezave.

Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti ka vizituar për së afërmi punimet e sapo përfunduara.

Mobi Casa

Përndryshe edhe gjatë ditës së djeshme në këtë lokalitet janë shtruar disa rrugë të cilët janë mirëpritur nga banorët./rajonipress/