Fundamenti

Në qytetin e Vitisë shpaloset shtatorja e dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e 41 vjetorit të lindjes së dëshmorit të kombit dhe ish luftëtarit të UÇK-së, Safet Rexhepi sot në qytetin e Vitisë, konkretisht para Qendrës së Mjekësisë Familjare u bë zbulimi i shtatores së këtij heroi. Në ceremoninë e zbulimit të shtatores kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtës në Republikën e Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve e UÇK-së, Selia Qendrore, babai i këtij dëshmori, Qemaj Rexhepi njëkohësisht është njëkohësisht edhe përfaqësues i SHFD- UÇK në Viti, bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe shumë personalitete të tjera.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur një fjalë rasti ku ka folur për sakrificën e këtij dëshmori për lirinë që e gëzojmë sot dhe për amanetin për të gjallët. “Thirrjes për t`i dal Zot kësaj toke, i’u përgjigjën bijtë e bijat më të mirë të vendit të cilëve nuk u mungoj asnjëherë gatishmëria për të qëndruar karshi stuhive e rrebesheve të pushtuesit. Kushtrimit të atdheut, i’u përgjigj edhe dëshmori i kombit Safet Rexhepi, duke u radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, në luftimet e rrepta në Betejën e Koshares tek Rrasat e Zogut, ai ra për të mos vdekur kurrë. Ndërsa kjo shtatore që po e shpalosim sot, do të jetë udhërrëfyes për brezat e rinj, e për të treguar se sa e madhe ishte dashuria për atdheun, për Safetin dhe gjithë dëshmorët që u flijuan për liri” u shpreh Haliti.

ARKATANA

Nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe Anton Quni, Ministër në Detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve e UÇK-së, Selia Qendrore dhe Babai i Dëshmorit i këtij dëshmori Qemaj Rexhepi të cilët kanë folur për sakrificën e këtij populli për lirinë e Kosovës në veçanti të çlirimtarëve.

Përndryshe në orët e paradites fillimisht janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku është nderuar dëshmori Safet Rexhepi, kurse zbulimi i shtatores së tij në qytet është bërë në orët e pasdites në një ceremoni rasti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.