United Hospital

Në qytetin e Vitisë asfaltohet rruga “Lidhja e Prizrenit”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në qytetin e Vitisë, sot, kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës “Lidhja e Prizrenit”, projekt ky realizohet nga të hyrat e buxhetit të komunë së Vitisë dhe që mundëson qarkullim më të lehtë të qytetarëve dhe automjeteve sidomos atyre me pasha të rënda.

Punimet në asfaltimin e kësaj rruge i kanë vizituar kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira të cilët janë shprehur të kënaqur me cilësinë e punimeve.
“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për qytetin e Vitisë, pasi rruga “ Lidhja e Prizrenit” është një arterie e rëndësishme e qarkullimit të automjeteve brenda qytetit të Vitisë, përmes kësaj rruge pos qytetarëve dhe familjeve që jetojnë për gjatë saj kanë një shtrire të madhe edhe bizneset si dhe bëhet qarkullimi i gjitha automjeteve me pasha të rënda “ ka thënë i pari i komunës, Sokol Haliti.

Ai ka theksuar se krahas këtij projekti komuna është duke punuar në asfaltimin e rrugëve të tjera alternative me çka i mundësohet frymimi më i lirshëm të qytetit të Vitisë, pasi shkarkohet edhe vet qendra qytetit.

Uji Dea

Kurse banorët dhe pronarët e bizneseve për rreth kësaj rruge u shprehen të kënaqur me këtë projekt pasi sipas tyre kjo rrugë ishte në gjendje të mjerueshme dhe paraqiste problem të shumta në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. “Kemi pasur vështirësi të shumta në operimin tone si biznes pasi rruga e dëmtuar pos që pengonte qarkullimin e automjeteve shpesh vërshohej edhe nga ujerat sipërfaqësor pasi pesetat e kanalizimeve nuk përballonin ujerat sipërfaqësor”, ka thënë afaristi, Bedri Hasani.

Ai ka theksuar se me asfaltimin e kësaj rruge dhe rregullimin e pesetave për ujerat sipërfaqësor, po kompletohet e gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë rrugë, pasi më herët është rregulluar trotuari si dhe ndriçimi publik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.