Në qytetin e dritareve në Berat, Gjilani ndër dritaret më të mira

Gjilan – Të paharruara do të mbesin emocionet që sollën nxënësit me rezultatet e tyre në Olimpiadën e XXIII të Matematikës, si dhe mikpritja dhe organizimi i shkëlqyeshëm i olimpiadës nga organizatori, madhështinë e të cilit e vulosi prezenca e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë Arsim Bejtullahu drejtor i SHFMU”Abaz Ajeti”.
.
“Ata që ikin nga Matematika, kërkojnë një jetë më të lehtë, e jetë të lehtë nuk ka ! ” ka thënë Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë.
Ndryshe gjilanasit kanë arritur këto rezultate:
Art Hajdari SHFMU “Abaz Ajeti”,
Lum Jerliu SHFMU”Thimi Mitko”
Era Syla SHFMU “Selami Hallaqi” ,
Viol Guda SHFMU”Selami Hallaqi”
Janë nxënës nga Gjilani me rezultatet e të cilëve u gëzuan të gjithë. Edhe një herë u konfirmua, se mësimdhënësit e Matematikës në Gjilan, po bëjnë punë shumë të përkushtuar dhe profesionale ka thënë Arsim Bejtulalhu.
Komisioni komunal për organizimin e garave të Matematikës, mbetet i përkushtuar në vazhdimësi, që me përkrahjen si deri më tash, të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, të përkujdeset që së bashku me gjithë mësimdhënësit e Matematikës, të zbuloj dhe avancoj me kujdes, njohurit e tyre deri në nivelin më të lartë konkurrues .
Krenaria e Gjilanit me rezultatet e nxënësve nga Matematika do të vazhdoj ka shkruar Arsim Bejtulalhu./rajonipress/