Eko Higjiena

Në qytetet kryesore të Zvicrës, promovim librash për krimet serbe në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Në tri qytete më të mëdha të Zvicrës: Cyrih, Benë e Gjenevë në fund të javës së kaluar u bë promovimi dy librave të autorit Jusuf Osman. Në organizimin e këtyre promovime u angazhua edhe Shoqata e Krijueseve Shqiptarë në Zvicër.

Që të dy veprat e: Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999″, dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999″, të autorit Osmani ofrojnë fakte rrëqethëse për krimet serbe në Kosovë , sidomos për ato në vitet e fundit të luftës në Kosovë.

Në promovimin që u mbajt në lokalet e bibliotekës “Pestalozi” në Hardau të Cyrihut, fjalë përshëndetëse drejtuar të pranishmëve mbajtën Konsulli i Republikës së Kosovës, Salih Sefa dhe udhëheqësja e bibliotekës, Suela Jorgaqi.

Më pastaj në emrin të Shoqata e Krijueseve Shqiptarë në Zvicër, një fjalë rasti mbi veprat që promovoheshin e mbajti shkrimtari Muharrem Blakaj. Ai ndër të tjera përmendi se mbledhja dhe trajtimi e materieve arkivore është bërë në të gjitha fshatrat e qytetet në shkallë Kosove, duke dokumentuar rreth të vrarëve, të zhdukurve, dhunimeve, dëbimeve dhe shkatërrimit të pasurisë. Ai duke iu referuar librit potencoi se vrasja e 1392 fëmijëve të pafajshëm shqiptarë është humbje me pasoja të rënda që paraqet një krim të vërtetë njerëzor, ndonëse për këtë aktorët e krimeve nuk e kanë marrë gjykimin e duhur.

Eco Higjiena

Ndërkaq autori,i këtyre dy veprave me të dhëna të hollësishme e faktike, Jusuf Osmani, ka ofruar skica, shënime e numra që flasin për krimet e rënda që ka kryer Serbia me tërë aparatin e saj shtetëror policor në Kosovë. Ndër krimet më të rënda janë ato që përfshinë vrasjet makabre të fëmijëve dhe të dhunimeve dhe persekutimeve të femrave shqiptare në Kosovë. Se sa është tronditëse e dhëna për vrasjet e fëmijëve flet vetë fakti se përqindja e fëmijëve të vrarë është shumë më e madhe se në çdo rajon tjetër të ishi- Jugosllavisë, se nga të gjitha viktimat e luftës 11% janë fëmijë. Me këtë rast Jusuf Osmani shprehi edhe brengosjen e tij nisur edhe nga pozita e arkivistit për mungesën e shprehisë për të lënë materiale të shkruara e të dokumentuara, gjë që kjo po ka pasoja edhe gjatë pasqyrimit të ngjarjeve përmes të dhënave faktike.

Ai njëherësh shpjegoi se ka udhëtuar gjatë nga fshati në fshat, nga një vend për ti regjistruar masakrat që i ka bërë aparati policor-ushtarak serb në Kosovë. Tregoi se ka arritur të regjistrojë 11.840 viktima shqiptare, prej të cilave 1379 janë femra dhe 1392 fëmijë. Nga ky numër 293 viktima janë në moshën deri 5 vjeçare. Ai përmendi se sipas shënimeve të tija, 20.400 femra janë të dhunuara, një e dhënë vërtetë tronditëse e me shumë pasoja për viktimat dhe familjet e tyre. Autori përkujtoi se disa materiale për librat e tij i ka ofruar edhe Bejide Hasani nga Zvicra, sidomos shkrime nga shtypi zviceran.

Në fund të këtij promovime, u zhvillua një bashkëbisedim me autorin si dhe u shprehën disa nga shqetësimet e të pranishmëve sa i përket angazhimit të pamjaftueshëm të institucioneve të Kosovës, për sigurimin e mjeteve për botimin e publikimeve të kësaj natyre e të mos mbetet kjo vetëm në gatishmërinë e autorëve vullnetmirë.(tung.ch)