Eko Higjiena

Në QKUK realizohet me sukses një operim i rrallë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Rastet kur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës realizohen operacione të rralla sa vijnë e shtohen. Së fundmi, në Klinikën e Ortopedisë është realizuar një operacion i rrallë.

Lëndimet e rënda pas rrëzimit gjatë punës në ndërtimtari e kishin lënë të paralizuar Fitim Ismailin, por falë punës dhe reagimit të shpejtë të stafit të doktorëve në QKUK-së, pacienti tashmë ka filluar të ecën.

Doktori Armend Agolli, i cili për shumë vite ka punuar në Suedi dhe i cili tash po jep kontributin e tij në QKUK, ka qenë doktori i cili kishte realizuar këtë operacion në korrik të këtij viti. Ai ndjehet i befasuar me rezultatin pozitiv të trajtimit.

KKVITI

Ndonëse i është dashur dhe do t’i duhet ende shumë kohë trajtim në Klinikën e Ortopedisë me traumatologji, Fitimi ndjehet i lumtur që sërish ka filluar të ecë. Ai ka falënderuar doktorët për punën dhe përpjekjet maksimale që kanë bërë për trajtimin e tij.

Fitimi ka treguar se për të njëjtin operacion dhe trajtim në Shkup i kanë kërkuar më shumë se 30 mijë euro, por ai ndjehet i lumtur që një operacion të tillë e ka kryer në QKUK.(koha)