Fundamenti

Në Qarr ka shtim të forcave serbe

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sejdulla Kadriu, përfaqësues i Shoqatës “Vatra”, ka thënë se forcat serbe të shumta po qëndrojnë afër shtëpive ditën dhe natën, duke i legjitimuar banorët dhe duke përhapur frikë dhe panik tek ata..

Sejdulla Kadriu, përfaqësues i Shoqatës “Vatra”, ka thënë se Malësia e Bujanocit është rajon i cili në vitin 1999 është përballur me dhunë dhe dëbim masiv nga regjimi serb dhe nga shtatë fshatra të banuara me mbi 3000 banorë, mbeti e tëra e zbrazët dhe nën mëshirën e ushtrisë dhe policisë serbe.

“Vatra”, ka reaguar dhe e ka quajtur të papranueshëm pranin e shtuar të forcave ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe në fshatin Qarr, e që sipas tyre, për qëllim kanë përhapjen e frikës dhe shpërnguljen edhe të atyre pak banorëve që jetojnë aty.

Sipas tij, pas një kohe, një numër i vogël i banorëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa në fshatin Qarr janë kthyer 12 shtëpi., por se, sado që ky është numër simbolik i të kthyerve, edhe këta pak banorë nuk i lënë të qetë në shtëpitë dhe pronat e veta.

Uji Dea

Kadriu tha se këto ditë banoret që jetojnë në fshatin Qarr, kanë shfaqur shqetësimin e tyre për shtimin e forcave ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe. Ata kanë njoftuar se forca të shumta po qëndrojnë afër shtëpive ditën dhe natën, duke i legjitimuar banorët dhe duke përhapur frikë dhe panik tek ata.

“Këto lëvizje të reja të ushtrisë Serbe të cilat futen në lokalitete në orët e vona të mbrëmjes dhe qëndrojnë afër banoreve duke e vëzhguar çdo lëvizje të tyre, duke kontrolluar shtëpitë e banorëve, kanë bërë që i gjithë fshati të largohet përkohësisht për t’u kthyer më vonë

E gjithë kjo trysni, po bëhet me qëllimin e vetëm që t`i shpërngulin edhe këto pak familje të cilat po mbajnë sado pak gjallëri në Malësinë e Bujanocit”, ka thënë Sejdulla Kadriu.

Ai tha se edhe këtë herë i bëjnë thirrje faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar të bëjë presion të njëmendët te Serbia, që një herë e përgjithmonë të ndalë dhunën, frikësimin, panikun tek popullata, por edhe të mos jetë afër vendbanimeve. Njëkohësisht të bëjë demilitarizimin e plotë të zonën së Malësisë së Bujanocit, gjegjësisht të Kosovës Lindore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.