GRANDEMALL

Në pritje të furtunës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ballafaqimi i nesërm i ekspertëve dhe politikës, për të shpalosur argumentet dhe kundërargumentet për kontestimin njëvjeçar të marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, një marrëveshje që po mbrohet me fanatizëm të pashoq nga pozita, sipas pritjeve të analistëve politikë, veç rrezikut të tensionimit të mëtejmë të situatës nuk ka shenja se do të ndikojë në ofrimin e palëve dhe në gjetjen e zgjidhjes konsensuale.

Edhe në këtë takim partitë politike shkojnë në mënyrë të barrikaduar, për t’ia lënë fajin njëra-tjetrës e jo për të gjetur një zgjidhje, shkruan gazeta Kosova Sot.

Fundamenti

Presioni ndërkombëtar

Analisti politik, Fadil Lepaja, u shpreh për “Kosova Sot” se bazuar në polarizimin e madh në mes të palëve dhe qëndrimet diametralisht të kundërta, me të cilat shkohet nesër në debat, është vështirë të thuhet se çfarë mund të japin këto bisedime, ndonëse një presion ndërkombëtar mbi opozitën është i pritshëm të ndodhë në ndërkohë për pranimin e një kompromisi. “Ndoshta do të ketë një zhvillim si në Shqipëri, për të bërë presion mbi të gjitha palët për të ardhur deri te një dokument i kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare tani. Pasi, numrat e koalicionit nuk mjaftojnë të kalohet në Kuvend, gjithnjë sipas pohimeve nga zyrtarë të koalicionit, debatet më shumë do të zhvillohen për të bindur deputetët e koalicionit, qoftë të votohet apo kundër. Është e pritshme që presioni ndërkombë- tar mbi AAK-në dhe NISMA-n të japë rezultate, por një diçka e ngjashme nuk pritet nga ‘Vetëvendosje’ “, shprehet Lepaja. Sipas tij, definitivisht, nuk është çështje argumentesh e faktesh, lidhur me atë se ku duhet të jetë kufiri, i caktuar edhe atëherë pa vullnetin e banorëve të Kosovës. “Krejt kjo është çështje e konstatimit të kësaj linje të kufirit të ishKrahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Do të jetë vështirë e pranueshme që kjo vijë të lëvizë sadopak, jashtë vijës së kufirit administrativ të ish-KSAK-së, sepse kjo do t’i bënte të rishikueshëm të gjithë kufijtë e tjerë”, thotë Lepaja për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.