UBT

Në prehrin tënd pa balotazh (cikël poetik)

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

FILLON… Mesnata ndërron Ditët, Zgjedhësit Pushtetarët, Një muaj vrap e fjalë, Fitues nuk janë të parët

3 Tetor 2013

PARTIVE TONA

Sa shumë kërkoni Numra
Sa pak afroni Vlera
Në mjegull mbetet turma
Një Dysh i varur te Dera

(3 tetor 2013 )

GARA E GJELAVE

Nuk rreshtohen kurqysh gjelat
Me dy këmbë shkelin vijëbardhën
Pipza s’ dëgjohet prej kokorisjes
Pa flatra rrahet për ta fituar garën

( 3 tetor 2013 )

DROJA

U a çel derën për t’ ju mbushur gushën
Ata çapareshen marrin fushën
Në vrap për të nxënë zogëza
Drojë se do mbesin pa kokrra

Aty brenda i kishin e s’i kanë pa
Terri i pulave sysh ju ka ra

( 3 tetor 2013 )
I PAF(I)TUARI

Nuk e ftova

Më hyri në dhomë
Përmes ekranit

Na skuqi me gënjeshtra

Aq serioz u bë
Sa përpak i besova

SIPAS MEJE

Koshin pa një kokërr misër
E shprazë edhe një mi
( 6 tetor 2013 )

KOKËRR – RISHT

Duke shkelur nëpër kokrra
Kokërr – risht bie
Në kokërr t’ shpinës

Kokrrat tua ruaji
Të huajat mos i ha

Të zihet fryma mbetesh pa zë

( 6 tetor 2013 )

NË FUSH(AT)ËN E RRENAVE

Fush (at) ën e të Vërtetës
Nëpër Vertikalen e lisit
E vrau reja për s’ kthjellti

Tash rrembat si rrenat
Na vrasin nëpër cepa sysh

Të njoma jeshile ende
As mund të nisësh me to zjarr
As mund të bësh prush

E vërteta në Fushën e Rrenave
Po kërcet si zorra n’ prush
( 6 tetor 2013 )

TALL(J)A

Tall(j)a vërshoi n’ publik
Si mall me shumicë

Sipas kërkesave jepet edhe me pakicë

Kryeparët që me nadje
Të parët rezervuan tallje

Nëpër çdo shesh
E servuan si përshesh

Populli i theu nofullat
Duke përtypë

Tall(j)a s’ gëlltitet pa krypë
( 7 tetor 2013 )
MARRJA ZOTIT

Ag e terr
Me knusin n’ kerr
Shprazë e shprazë hambarë
Pa hedhur brenda një kokërr farë

RCCOLA

Marrja e zotit ky kodosh
Xhepat plot e kokën bosh
S’prekë për tokë veç mbi re
Jo natën po ditën e bën plle

Ç’fat të trishtë kemi ne
Me sy çelë rrenën me ble

( 17 tetor 2013 )

KOHË GËNJESHTRASH

Gjuha pa eshtra
Na mbuloi me gënjeshtra

Për dritë të diellit
E për dritë të hënës
U soll e u mbështoll
Mullarit të lëmës

As mendtë s’ i u morën
As dhëmbët i ranë
As dhe rrënjët s’ i u thanë

Kohë gënjeshtrash vlon
I a njefsha gjëmën

( 1 nëntor 2013 )

PAMJE E SOTSHME ÇEPURI

Dielli zbret butë përmes rrezesh
Majës tatëpjetë
Nëpër ditën pa mjegull erë e acar

I hareshëm duket dhe ai shpend
Tek ëndrron i buzëqeshur në një rremb çarri

Dhe ajo grishë që shprushë flatrat
Nëpër një gjimnastikë të hareshme mëngjesi

Si roja ime besnike e sharrit
Mbi çufrraja

Vetëm te Guri i Keq
Ankohej Përroni

Krejt të këqijat në mua po i shprazni

As gjethet e kësaj vjeshte nuk po i mbulojnë
As shirat që do vijnë
Prej shtratit nuk do t’m’i largojnë

E unë ia lëmoj gurët
Të gërvishurat rreth ballit

Hajt se mirë do t’ bëhet

( 4 nëntor 2013 )

PORTRETI I NJË FITIMTARI QË PO VJEN

Jeta i buzëqeshi përvajshëm
Kah fundi i shekullit që na la

U rrit e u pjek duke ecur

Të zitë e ullirit
Me saçin e skuqur mbi kokë
Hoqi

Kur mori frymë shlirë
Shpërthekoi pullat
Hapi krahët

Përpak nuk ju morën mend
Kur e ndërroi shkambin me fotele

E kthjelli fjala e babës dhe urata e nanës

Qiellin u a la syve
Këmbët i mbështeti për toke

Me lot në sy
U gjunjëzua para atyre që e deshën
Falje ju kërkoi me loçkë të zemrës

Populli ia shtriu edhe njëherë dorën

Fitimtar e ngriti
Aty ku u lind

( 16 nëntor 2013 )

PA BALOTAZH

Nëse ndonjëherë mes meje e teje
Do garojnë zemrat tona
Se cila dashuron më shumë
Unë s’do tërhiqem nga gara
S’ do prishë as tonin imazh

Në prehërin tënd
Do dorëzohem pa balotazh

( 25 nëntor 2013 )