UBT

Në pranga grupi i grabitësve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një grup kriminal, autor i dhjetëra vjedhjeve dhe grabitjeve të armatosura, u vu në pranga nga policia e Vlorës.

Sipas komunikatës zyrtare, të arrestuarit janë përgjegjës për vjedhje nën kërcënimin e armëve të disa banesave, lokaleve dhe automjeteve.

Aktualisht, emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

UBT

Përmes këtyre arrestimeve, policia ka arritur të zbardhë të paktën 20 ngjarje të tjera kriminale, të pohuara nga të dyshuarit gjatë marrjes në pyetje, transmeton TCH.

Mësohet se po punohet për të arrestuar pjesëtarë të tjerë të mundshëm të këtij grupi kriminal. /Telegrafi/