Hidromorava

Në prag të ndeshjeve miqësore, flasin Sylvinho dhe Gjasula

/ 2 minuta lexim
HW

Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtypin në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për “EURO 2024”. Kuqezinjtë debutojnë kundër Italisë (15 qershor). Më pas duelet me Kroacinë (19) dhe Spanja (24).

Ndërkohë, Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore përpara nisjes së Europianit.

“Kuqezinjtë” do të luajnë kundër Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe Azerbajxhanit më 7 qershor.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera braziliani tha:

“Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndierë atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur më 31, mbrëmë u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne.”

FIDANISHTJA

Ai vazhdoi tutje, duke thënë se duhët t’i menaxhoj mirë minutat, shkaku i ndeshjeve të shumta të luajtura nga lojtarët.

“Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë motivimin e duhur te skuadra. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nesër, me shumë mundësi do e kemi grupin të plotë. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë”, përfundoi Sylvinho.

Klaus Gjasula, në prag të ndeshjes miqësore me Lihtenshtejnin tregoi se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Ai shtoi se zgjidhjet në fushë i bën trajneri dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

“Gjendja dhe atmosfera është e shkëlqyer si gjithmonë. Jemi në fazën përgatitore dhe po bëhemi gati fillimisht për dy ndeshjet e radhës, miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Po presim kapitenin të vijë tani. Atmosfera është shumë mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim”, tha Gjasula./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.