Mobi Casa

Në prag të ndërrimit të motmoteve, Lutfi Haziri i dhuron çelësat e banesës familjes së Ismaile Buqajt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në prag të ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dhuruar çelësat e banesës familjes gjashtë anëtarësh të Ismaile Buqajt.

Kreu i Gjilanit, ka thënë me këtë rast se ndihet mirë që kjo familje më nuk do ta ketë problemin e banimit.

Fundamenti

“Jam i lumtur që në prag të Vitit të Ri, e kemi bërë me banesë të re familjen e Ismaile Buqajt, në kuadër të aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”. Është nënë vetushqyese, e cila po i rritë pesë jetima, ndërsa njërin djalë e ka me nevoja të veçanta. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash nuk e ka problemin e banimit. Besojmë shumë që do të arrijmë t’i zgjidhim problemet e banimit social, duke iu qëndruar afër edhe me dhurata dhe me bursa për shkollim për fëmijët e tyre. Uroj që në vitin 2019 çdo familje të ketë lumturi, gëzim dhe çdo të mirë në jetë!”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.