Në Pozheran fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës “Rexhep Pira”
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot Pozheranin për të pare nga afër punimet që kanë filluar në asfaltimin e rrugës “Rexhep Pira”.
Me këtë rast ai është takuar edhe me banorë të këtij lokaliteti. Pozheranasit e kanë falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt infrastrukturor cili po realizohet në këtë lokalitet me mjete vetanake të komunës së Vitisë dhe atë në kuadër të projektit për asfaltimin e rrugëve rurale.
Ndërkaq kryetari Haliti bëri me dije se institucionet komunale të Vitisë mbesin të përkushtuar që të investohet në të gjitha lokalitetet e kësaj komune e në veçanti në projekte që prekin interesin e shoqërisë./rajonipress/


