UBT

Në Përlepnicë të Gjilanit përurohet objekti shumë – kulturor

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan- Në fshatin Përlepnicë të Komunës së Gjilanit është bërë përurimi i objektit shumë – kulturor i financuar nga Komuna në një vlerë mbi 24 mijë euro.

Si objekt ai ishte edhe para vitit ’99, por përdorej për qëllime të tjera, mirëpo me renovimin që i ka bërë komuna, një pjesë e tij tani do të përdoret për Administratë (Gjendjen Civile), për Organizatat Jo Qeveritare, ekipet sportive, takimet e këshillit të fshatit, të kulturës, takime të ndryshme nga subjektet politike, etj, e që ishte një nevojë e jashtëzakont për banorët e këtij lokaliteti.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, para hapjes së tij tha se kjo është një punë shumë e mirë që është bërë për juve të nderuar qytetarë të Përlepnicës. “Përlepnica me rrethinë vazhdimisht ka dhënë shumë për Komunën dhe Kosovën, ka dhënë profesionist të shquar, dëshmorë, dhe shumë kuadro të tjera të cilët na kanë mundësuar që ne të kemi mundësi për investime të kësaj natyre. Këtu pra mund të realizohen aktivitete, kulturore, sportive, politike dhe administrative. Është ky një hap i vogël , por shumë i rëndësishëm. Gjithë ajo që e bëjmë ne bashkërisht me juve të nderuar qytetarë dëshirojmë që të jetë e përdorshme dhe në shërbimin tuaj” ka thënë Mustafa.

Fundamenti

Mustafa tha se ne kemi bërë këtu një investim në mirëmbajtje dhe në funksionalizim të këtij objekti. Kjo është bërë nga kontributi juaj dhe unë jam vetëm një koordinator i këtij kontributi të madh që ju qytetar keni dhënë për komunën përmes taksave që ia paguani shtetit të Kosovës, prandaj këto mjete janë të të gjithëve ngapak, përfundoi Mustafa.

Nuhi Nuhiu, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, tha se ky objekt këtu në qendër të Përlepnicës është falë një përkrahje të vazhdueshme që i është bërë nga kryetari i komunës. “Dëshira e kamotshme e jona sot është realizuar me rinovimin e këtij objekti i cili do ta liroj shumë shkollën të cilën deri më tani e kemi shfrytëzuar për aktivitete të ndryshme. Tani aktivitetet e ndryshme kulturore, zyrtare dhe aktivitete të lira nga banorët e Përlepnicës mund të bëhen në këtë hapësirë e cila është e destinuar mu për këtë qëllim” tha Nuhiu.

Flamur Bajrami, udhëheqës i këshillit të fshatit Përlepnicë tha se kjo është ngjarje e madhe për Përlepnicën dhe bashkëqytetarët e mi. “Ky objekt ishte shumë i domosdoshëm për të gjithë ne në Përlepnicë, sepse aktivitetet që do të ndodhin në të ardhmen e kanë një adresë se ku do të mbahen. Është vendtakim i të gjithë neve, sportistëve, njerëzve të kulturës, politikës, por është objekt i cili do të na shërbej edhe për shërbime zyrtare – administrative” tha Bajrami./rajonipress/