Fundamenti

Në përkujtim të 15 vjetorit : Martirët e Bresalcit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vitet ikin , stinët ndërrohen – Plagët tona nuk shërohen ! Dhembjet tona prekin n’ palcë – Kur kujtojmë krimet n’ Bresalc ! Më 10 Prill , Nëntëdhjetë e Nëntë –

Në Bresalc, ra hije e rëndë !
Vinë çetnikë, paramilitarë –
Për të vrarë pa faj shqiptarë !
Te Llazina, ku këndojnë bylbylat –
Na është vrarë Hasan Sefë Syla !
Ndër shumë burra të këtij veni –
Ra Bahtir Ejup Hyseni !

N’ Zabel t’ Baqukut , rrjedh gjak si uji –
Ra Feride Zejnullah Muji !
Para syve t’ fëmijëve t’ vet –
Me Gulinov i shuan jetë !

Si n’shumë vende në mes nesh –
Nuk shpëtuan lehtë as n’ Ponesh !
Mu n’ ke Quka e Poneshit –
Vinë rafalët si kokrra t’ breshrit !
Kurrë rafalët nuk u ndalen –
Der’ sa e vranë dhe Servet Shalën !
Kriminelët i plastë e dala –
Aty u vra dhe Faik Shala !

Mobi Casa

Një fëmijë n’ djep po rrinte shtritë –
Me tre plumba e kanë goditë !
Nga këto plagë, një fat i rrallë –
Ai fëmijë shpëtoi i gjallë !

Veç tre muajsh, ai fëmijë shqiptari –
E kish emrin Albert Miftari !
Fat e jetë urojmë pa ndalë –
Rrofsh Albert – hero i gjallë !

Demir Krasniqi
Gjilan, më 14.04.2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.