ARKATANA

Në Panairin e organizuar nga Komuna e Gjilanit tregohet interesim i madh i punëkërkuesve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nën organizimin e Komunës së Gjilanit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjensionit për Punësim dhe organizatës ndërkombëtare GIZ, sot në Gjilan është hapur panairi i punës ku kanë marrë pjesë një numër prej rreth 40 biznese të cilat kanë garantuar punësimin dhe punë praktike për mbi një mijë punëkërkues.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në bashkëpunim me biznesin sot po ofrohen një mijë vende pune që për ne është lajm shumë i madh dhe i gëzueshëm, sepse krijohen të ardhura për familjet e tyre dhe stabilitet ekonomik gjithsesi.
“Së bashku me GIZ që është partner me Komunën tonë në shumë programe, me ministrinë dhe agjensionin, sot kemi nisur këtë hap, që nuk do të ndalet, por do të organizohet edhe më shpesh. Bashkë me sektorin provat sot po ofrohen një mijë vende pune. Ju lutem të gjithë të rinjëve dhe punëkërkuesve që ta shfrytëzojnë këtë ditë që të informoheni për kushtet, mundësitë dhe për punësimin. Kërkesa më e madhe është e bizneseve shërbyese, por edhe e bizneseve të tjera në rrafshin profesional. Sektori i ndërtimit dhe sektor të tjerë kërkojnë profesionist të lëmive të ndryshme. Nuk ka punësimit në sektorin publik, sepse nuk gjenerohen vende të reja pune. E ardhmja e Kosovës është në sektorin privat. Prandaj gjene veten tuaj të përshtatshëm në profesionet që ofrohen dhe aplikoni sot, sepse nesër mund të ju thërras pronari në punë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ndërsa nga ana e tij zëvendës ministri i MPMS, Vesel Makolli, ka përgëzuar Gjilanin për organizimin dhe biznesin privat për ofertat që ofrojnë për punëtorët e rinjë. Ai tha se ministria është mbështetëse edhe gjatë të ardhmes për punëtorët e punësuar, por edhe për bizneset njëkohësisht.

Kurse, Klaus Bader-Labarre, i cili edhe ka bërë hapjen e këtij panairi, ka thënë se pjesëmarrja e sotme është një hap i madh për Gjilanin.

GRANDEMALL

Ai ka sjellë një shembull nga Gjermaniz kur në vitin 2000 ishte organizuar një panair i tillë në qytetin e tij dhe kishin marrë pjesë rreth 50 biznese dhe vit pas viti, në organizimin e vitit 2018, kanë marrë pjesë mbi pesë mijë biznese dhe tani në atë qytet ka kërkesa të mëdha për punëtor.

Sipas tij nëse vazhdohet kështu do të ketë gjithnjë rritje të sektorit privat, por edhe të punësimit.

Në këtë panair kanë marrë pjesë biznese e ndërmarrje prodhuese, ndërtimore, shërbyese etj, me kërkesa për punësim që nga punëtorët administrative e deri tek inxhinierët e ndryshëm të teknikë, mekanikës, arkitekturës, elektrikës etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.