Në Novosellë të Kamenicës kapet mish dhe qumësht me dokumente jo valide

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Novoselë të Kamenicës policia ka ndaluar një kamion me targa lokale të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur disa produkte nga qumështi, mishi dhe rreth 260 kilogramë mish të ngrirë për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion valid njoftoj policia e Kosovës.

Fundamenti

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunalë të cilët kanë konfiskuar mishin e ngrirë, ndërsa prodhimet nga qumështi dhe mishi i lirohen, derisa rasti shkon në procedurë të rregullt dhe trajtohet si tregti e ndaluar./rajonipress/