UBT

Në Mutivodë të Medvegjës do të fillojë zbatim i plotë i IBM-së

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në kohën kur punët teknike kanë përfunduar, në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht Komunës së Prishtinës dhe Medvegjës, në Mutivodë, pritet që shumë shpejt të fillojë zbatimi i plot i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Zbatimi i plotë i IBM-së në Mutivodë të Medvegjës pritet të fillojë më 30 prill, kështu thonë burimet e portalit medvegja.net brenda administratës së Komunës së Medvegjës.

Në Mutivodë, Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të kufirit ka filluar më 28 shkurt, mirëpo nuk është duke u zbatuar plotësisht pasi këtë pikë kufitare mund ta shfrytëzojnë vetëm shtetasit e pajisur me dokumente të Serbisë, por jo edhe ata që posedojnë dokumente identifikimi të Kosovës.

Fundamenti

Pika kufitare në Mutivodë lidhë Kosovën me Serbinë, respektivisht nëpërmjet kësaj pike kufitare lidhet Medvegja me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, që nga Komuna e Medvegjës ka një largësi prej 57 kilometrave.

Vlen të theksohet se ditë më parë, në vizitë të kësaj pike kufitare ishte zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.