RCCOLA

Në mungesë kuorumi përfundon mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, disa nga Delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit si dhe disa nga drejtorët e drejtorive.

Në rend dite për shqyrtim ishte vetëm një pikë:

  1. Propozim-Nismën për bashkëpunim ndërkomunal
    Në sallën e Kuvendit nuk ishin të pranishëm asambleistët e partive opozitare, ku si shkak i kësaj nuk kishte kuorum për mbajtjen e kësaj mbledhje.

Lidhur me këtë Kryetari Rahimaj ka thënë se Komuna e Kamenicës ka përfituar projektin më të madh turistik në vlerë prej 400,000 eurosh mbështetur nga MAPL dhe UN-Habbitat, që pritet të realizohet tek penda e Busavatës dhe ndërlidhja e saj me shteg të çiklizmit me Komunën e Artanës, por se sipas tij Opozita po tenton të bllokojë projektin më të madh turistik në Kamenicë.

“Opozita po tenton të bllokojë projektin më të madh turistik në Kamenicë
Komuna e Kamenicës ka përfituar projektin më të madh turistik në vlerë prej 400,000 eurosh mbështetur nga MAPL dhe UN-Habbitat, që pritet të realizohet tek penda e Busavatës dhe ndërlidhja e saj me shteg të çiklizmit me Komunën e Artanës.

Është hera e dytë që në Kuvendin Komunal, konkretisht opozita komunale, refuzon të votojë marrëveshjen për realizimin e projektit ‘Lugu i Verdhë’.

Fundamenti

Asnjë argument politik nuk është shfaqur nga subjektet LDK, PDK dhe PSD, përveç bojkotit të seancës për t’a votuar këtë marrëveshje. Sjellja e tyre sabotuese, ka të bëjë kryekëput me suksesin e qeverisë sonë komunale.

Këto subjekte që nuk ju gëzohen zhvillimit të komunës së tyre, dyshoj që përfaqësojnë interesin e qytetarëve të tyre.

Me vetëdije të plotë partitë opozitare po tentojnë të bllokojnë zhvillimin e Komunës së Kamenicës. Duke mos pasur rol konstruktiv në çështje kaq madhore për qytetarët e komunës.

Për fund, partive opozitare ju them se, projektet që po realizojmë janë në të mirë të qytetarëve, dhe siç ju kam ftuar edhe në seanca të kuvendit komunal, ju ftoj edhe publikisht, ejani bëhuni pjesë e proceseve dhe ndryshimeve në Komunën e Kamenicës. Jam i gatshëm të ju përfshijë në çdo proces qe ju keni interes, por nuk do të lejojmë që nga qasja juaj të pësojë qytetari i komunës.

Sepse nuk do të mund të ndalni projektit e qeverisjes sonë”, ka shkruar Kryetari Rahimaj./rajonipress/