Fundamenti

Në mungesë kuorumi, ndërpritet seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit, e ka ndërprerë seancën e sotme, pasi opozita e ka braktisur sallën e mbledhjeve, duke kundërshtuar për të qenë në rend dite propozim-vendimet për shfuqizimin e tre vendimeve, me arsyetimin se nuk kanë kaluar në Komitetin për Planifikim Hapësinor dhe Komitetin për Politikë dhe Financa.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, ka kërkuar që të futen në rend dite tri propozim-vendimet për shfuqizimin e vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nën-zonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, kërkesa këto që morën shumicën e votave.

Ndërkaq, Kuvendi ka hequr nga rendi i ditës dy pikat për mbështetje financiare të grupit të tifozëve ‘Skifterat’ si dhe KH “Drita (M), pasi u tha se nuk ka mjete të planifikuara për këtë qëllim.

ARKATANA

Paraprakisht, në rend dite është futur edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për subvencionimin e lehonave, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve me pronare gra, bizneseve Start Up për të rinj dhe praktikantëve, sikurse edhe propozim vendimi për zgjerimin e veprimtarisë në kuadër të NPL Tregu, në fushën e mirëmbajtjes së hapësirave publike, meqë tash nuk ka kontratë për mirëmbajtje, të cilin e ka paraqitur kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Ndërkohë, Sekretaria e Kuvendit ka bërë të ditur se mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal vazhdon punimet nesër (26.05.2023), me fillim në ora 10:00, sipas rendit të punës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.