ARKATANA

Në Mogillë USAID-i hap Qendrën për aftësim profesional

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot – Nxënësit e Shkollës fillore”Gjon Serreçi” të fshatit Mogillë të komunës së Kllokotit, në kuadër të shkollës së tyre kanë përfituar një Qendër për aftësim profesional, projekt ky i financuar nga USAID-i amerikan . Në ceremoninë e zbulimit të pllakës, ishin prezent ushtruesi i detyrës së misionit të USAID/ Kosova z.Christofer Edvards , kryetari i komunës së Kllokotit Sasha Mirkoviq si dhe udhëheqë komunal e qytetarë të këtij lokaliteti.

“Nxënësit e shkollës “Gjon Serreci’ të Mogillës si dhe komuna jonë, mund të krenohen se janë në mesin e 20 komunave të Kosovës që kanë përfituar këtë Qendër për aftësim dhe ngritje profesionale në kuadër të së cilës është e pajisur edhe “Klasa e shekullit 21” të cilin projekt e ka financuar populli amerikan përmes USAID-it –programi për arsimin fillor” ka thënë kryetari i komunës Sasha Mirkoviq.

Kurse Chrisofer Edward u.d. udhëheqësit të misionit USAID/Kosova , theksoi se dobi nga kjo qendër do të kenë si nxënësit ashtu edhe arsimtarët si dhe vetëqeverisja lokale e Kllokotit.

Uji Dea

Kurse Fatmir Hetemi, drejtor i shkollës së Mogillës, është shprehur i kënaqur me shërbimet që do të kryhen në këtë qendër duke konstatuar se të njëjtën bashkërisht do të shfrytëzojnë nxënësit shqiptar dhe serb por edhe tërë komuna e Kllokotit.

Kurse Moma Stojkoviq, drejtor i Arsimit i komunës, ka thënë se me hapjen e kësaj qendre sigurisht se edhe do të përmirësohet kualiteti i edukimit në shkollat e komunës së Kllokotit.

Ndryshe, Programi i USAID-it për arsimim fillore për këtë qendër ka siguruar inventarin dhe komplet pajisjet kompjuterike, kino projektorët dhe si dhe pajisjet tjera kurse “Klasa e shekullit të 21” është pajisur me teknologji moderne ,dhe pajisje tjetër, siç janë elektronika e kompletuar, robotika, etj, ka njoftuar Aziz Zuka, zyrtar për informim i komunës së Kllokotit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.