UBT

Në Mitrovicë vritet një 23 vjeçar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një person, mashkull i përkatësisë etnike shqiptar, rreth 23 vjeçar, vdes nga plagët e pranuara nga armë zjarri, në Mitrovicë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Incidenti besohet të ketë ndodhur para mesnatës, në fshatin Lushtë të Mitrovicës,ndërsa viktima, B.O. rreth 23 vjeçar, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ishte dërguar në qendrën emergjente spitalore të Mitrovicës, ku edhe kishte ndërruar jetë.

Policia e Kosovës është informuar lidhur me rastin përmes njoftimit nga personeli i spitalit i Mitrovicës, të cilët kanë pranuar viktimën me plagë të rënda trupore të shkaktuara nga armë zjarri ndërsa rreth orës 01:20min, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Hetuesit policor të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit të shtetit, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit të vrasjes.

Eco Higjiena

Një person, i përkatësisë etnike shqiptar, rreth 56 vjeçar, është arrestuar nga hetuesit policor, mbi bazën e dyshimit të bazuar, si i dyshuar për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes, ndërsa me autorizim të prokurorit të shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.

Një revole, tip “TT” e kalibrit 7.62 mm, e identifikuar në pronësi të dyshuarit, e që besohet të ketë qenë e përfshirë në këtë rast, është sekuestruar dhe evidentuar si pjesë e provave materiale për ekzaminim të mëtejmë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit kualifikuar si “vrasje” në bazë të nenit 178 dhe “mbajtje në pronësi dhe shfrytëzim të armës së paautorizuar” në bazë të nenit 374 të Kodit Penal të Kosovës./Indeksonline/