Në maj të vitit tjetër nis ndërtimi i Xhamisë në Prishtinë

Në maj të vitit tjetër nis ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava për “Epokën e Re” ka thënë se në maj të viti 2013 do të nis ndërtimi i xhamisë në Prishtinë.
Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, është vënë më 8 tetor dhe të pranishëm kanë qenë krerët më të lartë të shtetit.
Tërnava më herët ka deklaruar se paratë për ndërtimin e xhamisë do të mblidhen nga besimtarët.