Eko Higjiena

Në maj nisin ndryshimet kushtetuese për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit ka premtuar se shtetin e Kosovës do ta bëjë sa më shpejt me ushtri, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në të njëjtën vijë me presidentin është edhe Qeveria e Kosovës, e cila në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka deklaruar se formimi i ushtrisë është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës dhe se është e përkushtuar që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në muajin maj të këtij viti nisin ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ai shpreson se ndryshimet e tilla do të përkrahen edhe nga Lista Serbe.

United Hospital

Edhe zyrtarë ndërkombëtar janë të vendosur që shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese dhe pa pasur ndryshime të tilla nuk mund të ketë formim të ushtrisë.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se FSK-ja është e gatshme për transformim, porse po presin vetëm një vendim politik për një gjë të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.