Eko Higjiena

Në magjistralen Gjilan- Prishtinë humb jetën 49-vjeçari

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sot rreth orës 08:50, në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan në afërsi të liqenit të Badocit ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira vetura e tipit “Jetta” ngjyrë kafe, me targa Kosove si dhe vetura e tipit “Golf VI” ngjyrë hiri me targa Kosove, që të dyja në lëvizje në momentin e aksidentit.

Personi që ka humbur jetën në këtë aksident është I.Bunjaku 49 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur L.Bajrami 18 vjeç.

KV

Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertimin e vendngjarjes, ku kanë ngritur dyshimin e bazuar se deri tek aksidenti ka ardhur në momentin kur drejtuesi i automjetit “Golf VI” i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Gjilanit për në Prishtinë me të arritur në segmentin e sipër cekur rrugor duke mos respektuar shenjat e trafikut ka bërë tejkalim të parregullt duke kaluar në shiritin e kahes së kundërt të rrugës.

Vetëm në periudhën që lamë pas të vitit 2012 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 4513 me ç’rast kanë humbur jetën 16 persona.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.