Në luftëra të ndarë, për interesa personale!

Nga Driton Hyseni – Gjithsecili po lufton për veten e për gjithçka të tyren, ne shqiptarët po luftojmë vetëm për veten.

Në veri të Kosovës, tashmë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme duke e respektuar vendimin e qeverisë serbe e duke i mohuar vendimet e qeverisë shqiptare.

Njëkohësisht edhe në jug të Serbisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme e respektohet me përpikëri ky vendim, për të mos pasur pasoja të mëdha.

Gjithsecili po lufton për veten e për gjithçka të tyren, ne shqiptarët po luftojmë vetëm për veten.

Dy qeveritë shqiptare, me të cilat krenohemi tërë jetën tonë, duke dhënë tërë qenien tonë, në vend se të paktën të kujdesen me ndonjë deklaratë apo edhe me një telefonatë për gjendjen e shqiptarëve në jug të Serbisë, në këtë kohë alarmante, ato çohen e krijojnë trazira politike vetëm për interes personal, për asnjë interes më shumë.

Keni harruar se shqiptarët në jug të Serbisë, pavarësisht interesave tuaja personale janë dhe do të mbeten pjesë e historisë kombëtare shqiptare, pavarësisht rrethanave në të cilat gjendemi. Edhe pse na u mbyllën shkollat për pak kohë, edhe pse s’po mund ta marrim veten dot për të bërë mësimin online, edhe pse po e imagjinojmë veten në karantinat e spitaleve infektive në mes të qendrave serbe, e me një mijë halle të tjera ekonomike e politike, do të vazhdojmë të qëndrojmë kokëlartë e krenarë që jemi shqiptarë.

Nuk na e mohon këtë të drejtë askush edhe pa ndihmën e askujt.
Turpi qoftë mbi dy qeveritë shqiptare, që nuk kujdesen asnjëherë (në ditë të mira e në ditë të liga), për shqiptarët jashtë trojeve etnike.
Bujanoc, 20 mars 2020

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).