FIDANISHTJA

Në Lubishtë të Vitisë zbulohet pllaka në shtëpinë ku dikur delegatët e Kuvendit të Vitisë mbështetën Deklaratën Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me rastin e 31 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, sot në fshatin Lubishtë të Vitisë, konkretisht në shtëpinë e familjes Ibrahimi është bërë zbulimi i pllakës në shtëpinë muze të familjes Ibrahimi.

Në këtë pllakë shkruan se: “Kuvendi i komunës së Vitisë në vitet e 90-ta në këtë shtëpi të familjes Ibrahimi nxori deklaratën për përkrahjen e pavarësisë së Kosovë e shpallur me 2 Korrik 1990”.

Në zbulimin e kësaj pllake ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ish këshilltarë komunal të asaj kohe, banorë të fshatit Lubishtë dhe të tjerë.

Fundamenti

Me këtë rast kryetari Haliti ka folur për rëndësinë e kësaj date të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, duke potencuar se ky veprim i deputetëve të asaj kohe ishte themeltar i shtetësisë së Kosovës që më pas hapi rrugën për procese të mëtejme për shtetësinë e vendit tonë.

Përndryshe në shenjë respekti për këtë datë të rëndësishëm sot në komunën e Vitisë, do të zhvillohen një varg aktivitetesh.

Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Beguncë të Vitisë, ku edhe do të luhet finalja në futboll e turneut tash më tradicional i “2 Korrikut”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.