Fundamenti

Në Llabjan është djegur shtëpia e familjes Pacolli

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Llabjan, komuna e Novobërdës, pronën e familjes Pacolli e ka kapluar zjarri, ku edhe është djegur konstruksioni i kulmit të shtëpisë, automjeti dhe traktori.

Njësia e zjarrfikësve e Novobërdës ka reaguar menjëherë pas lajmërimit mirëpo për shkak të përhapjes së shpejt të zjarrit ka përfshirë konstruksionin e kulmit.

UBT

Me këtë zjarr familjes Pacolli i është shkaktuar dëm i madh material sipas fjalëve të pronarit janë dhjetëra mira euro.

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq me bashkëpunëtor ka vizituar vendin e fatkeqësisë dhe me këtë rast ka biseduar me pronarin e shtëpisë./rajonipress/