Në Livoq të Ulët aksidentohet një veturë, lëndime marrin vozitësi dhe një pasagjer

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Livoq i Ulët në Gjilan.
Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, me veturën Toyota, me targa 04, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës në vendbanim humb kontrollin mbi automjetin dhe del jashtë rrugës, ku me ç’rast lëndime trupore ka pësuar vozitësi dhe një pasagjer tjetër që ishte me te si dhe shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale. Rasti i referohet PTH ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/