Në Letnicë u kremtua Dita e Zojës së Bekuar

Gjilan – Në Letnicë të Vitisë u kremtua sot Dita e Zojës së madhe, ku morën pjesë besimtarë të shumtë të besimit katolik nga Kosova dhe jashtë saj, në mesin e tyre ishte edhe zv.Komandanti i KFOR-it, gjenerali Pograjec, përfaqësues të FSK-së dhe institucioneve tjera të vendit përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë.
Besimtarë të shumtë të besimit të krishterë nga vise të ndryshme të Kosovës dhe vende tjera si Kroacia, Shqipëria, etj morën sot pjesë në festimin e Ditës së Zojës së Bekuar në Letnicë të Vitisë.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe përfaqësues të KFOR-it në krye me zv.komandantin e KFOR-it gjeneralin Pograjec, përfaqësues të FSK-së, dhe institucioneve komunale të Vitisë,konkretisht zv. Kryetarin e kësaj Komune Abdyl Bajrami.
Duke folur në meshën qendrore të cilën sot e ka udhëhequr , Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës imzot Dodë Gjergji, ai tha se për të qenë urata të pranueshme para zotit është e nevojshme që me gjithë zemër të pendohemi para fajit dhe mekatëve. “Jemi ardhur këtu në këtë shenjtore si në meshën e natës ashtu edhe tani në këtë meshë solemne të festës për të ja kushtuar vetveten, kishën, uratën dhe ndihmën e zotit tonë me ndërmjetësinë e zojës, tha Gjergji./rajonipress/