UBT

Në Letnicë të Vitisë shënohet festa e njohur me emrin “Zoja e Letnicës”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në fshatin Letnicë të Vitisë është mbajtur sot mesha qendrore e festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”. Në shënimin e kësaj feste pos mysafirëve të shumtë nga vendet e ndryshme të botës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja, besimtarë të krishterë etj. Këtë meshë e ka udhëhequr Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i cili u lutë për dashuri dhe harmoni mes njerëzve.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke folur gjatë meshës solemne ndër tjerash tha të pranishmëve se ky vit është i veçantë pasi është viti i shenjtërimit te të Nene Terezez.. “Ky vit është vit i veçantë sepse është viti i shënimit të të lumturimit të Nëna Terezë. Në këtë kishë para më shumë se 100 viteve është nis drejtë botës Gonxhe jonë e vogël e cila vinte në këtë kishë që të dhezë qirinj zonjës së bekuar që të sheh shpresën e lume dhe të gjej thirrjen e lume që të shërbej hyut dhe të varfërve” u shpreh Imzot Dodë Gjergji.

E kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i pyetur nga mediat lidhur me raportet ndër fetare në Viti tha se këto janë raporte ndër vëllazërore.”Këto raporte janë vëllazërore, raporte bashkëpunimi dhe bashkëjetesës dhe edhe sot në këtë festë fetare si Zoja e Bekuar në Letnicë” u shpreh Haliti.

Ai tha se raportet e tilla të bashkëjetesës kanë qenë gjithmonë të mira në Viti duke potencuar se ajo jo vetëm që mbetet e tillë por edhe po shkon në rritje. Ndërkaq famullitari Don Kristë Gjergji, ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që kanë ndihmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj feste.

Mobi Casa

Përndryshe gjatë muajit gusht fshatin Letnicë e kanë vizituar pelegrinë nga vendet e ndryshme të botës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.