Në lagjen “Malësia” po rregullohet trajtimi i ujërave të zeza
Kamenicë – Po vazhdojnë punimet në projektin rregullimi i trajtimit të ujërave të zeza në lagjen “Malësia” në qytet. Projekti i trajtimit të ujërave të zeza në lagjen “Malësia” po vazhdon sipas planit dinamik të punimeve
Kryetari i komunës Begzad Sinani vizitoi punimet e këtij projekti dhe tha se ne po vazhdojmë të realizojmë çdo ditë kërkesat e qytetarëve dhe realizimin e projekteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve, me përfundimin e këtij projekti qytetarët e lagjes “Malësia” nuk do ta kenë më problem derdhjen e ujërave të zeza në hapësira publike, po përmbyllim kështu edhe një premtim të dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Urime banorëve të kësaj lagje do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera tha kryetari i komunës Begzad Sinani.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Ambientit, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Kamenicës./rajonipress/


