RCCOLA

Në Kuvajt jetojnë njerëzit më të trashë në botë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në vendin e parë për peshën mesatare dhe për jetë të pashëndetshme e ka Kuvajti, ku femrat kanë një BMI mesatare prej 31.4 ndërsa meshkujt 27.5.

Një grafikë e publikuar së fundi në gazetën Dailymail tregon listën e vendeve ku jetojnë njerëzit me peshë më të rëndë në botë. Grafika paraqet masën e peshës njerëzore, të njohur si Body-Mass-Index (BMI), sipas shteteve përkatëse. Në këtë kuptim ajo i ndan vendet sipas “klasave” të ndryshme të peshës mesatare të banorëve të tyre.

Mesatarja e BMI-së së meshkujve është paraqitur me ngjyrë të kaltër ndërsa e femrave, me ngjyrë rozë.

Uji Dea

Lista sjell edhe disa befasi. Kështu, vendin e parë për peshën mesatare dhe për jetë të pashëndetshme e zë Kuvajti, ku femrat kanë një BMI mesatare prej 31.4 ndërsa meshkujt 27.5. Mesatarja e BMI-së për të dy gjinitë është 29.5.

Në vendin e dytë për BMI-në e zë SHBA-ja, me 28.8. meshkujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mesatarisht një BMI prej 28.5, që, krahasuar me meshkujt e vendeve tjera të botës është tepër i lartë.

Gjermania, me BMI-në 27.1 bën pjesë në mesin e vendeve me popullatë që ka peshë mesatare të trupit.(albinfo)