FITORJA

Në kujtim të mikut tim të shtrenjtë dhe veprimtarit të palodhur – Faruk Osmani

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arif Ejupi – Në jetë disa njerëz lënë gjurmë të pashlyeshme me sjelljet e tyre të mira dhe veprat e krijuara . I tillë ishte edhe ing. Faruk Osmani i lindur më 1965 në fshatin Zhiti të komunës së Vitisë, ndërkohë i zhvendosur në Ferizaj. Faruku ishte njëri prej atyre njerëzve të rrallë, që nuk jetoi vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Ai ishte një idealist i madh edhe pse në mërgim për asnjë çast nuk e harroi Kosovën, familjen dhe shokët.

Përgjatë 30 -vjetëve sa qëndroi në Gjenevë të Zvicrës, ishte në shërbim të çështjes shqiptare dhe çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb.

Me Farukun u njohëm në shtator të vitit 1995, në Shoqatën ‘Ikballe Prishtina’ të Gjenevës, dy-tri ditë para demonstratës së madhe të mbajtur më 25 shtator ’95 përpara selisë së OKB-së, në Gjenevë.

Këtu lindi miqësia jonë e cila u forcua dita-ditës, duke u shndërruar në miqësi të vërtetë dhe të painteres. Me Farukun ishim të pranishëm në të gjitha tubimet e LAPSH-it, në Gjenevë, duke ndarë të njëjtin përkushtim për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë.

Nuk ishim vetëm bashkëveprimtarë në organizime kombëtare, por edhe shokë që ndanim kohën dhe pasionet tona.

Të shtunave dhe të dielave shkonim bashkë për të ndjekur FC Kosovën, e cila garonte në Ligën e Dytë Rajonale të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Në këtë skuadër luante si qendërsulmues i biri i Farukut, Alban Osmani, dhe ne e ndiqnim me kënaqësi çdo ndeshje, duke e mbështetur ekipin dhe djalin e tij me entuziazëm dhe krenari.

Një njeri i përkushtuar ndaj komunitetit

Faruku nuk ishte vetëm një mik besnik, por ishte edhe një veprimtar i shquar. Ai shërbeu për dy mandate si këshilltar në komunën Meyrin të Gjenevës, duke u angazhuar maksimalisht për të drejtat dhe integrimin e shqiptarëve.

Ishte njeri i punës, me një etikë dhe ndershmëri që e bënte të dallonte nga të tjerët.

Përkushtimi i tij nuk u ndal vetëm në nivel lokal. Gjatë kohës kur ing.Ibrahim Makolli, ishte Ministër i Diasporës së Republikës së Kosovës, Faruku shërbeu si këshilltar i jashtëm i tij, duke u bërë një zë i fuqishëm i mërgatës shqiptare dhe duke ndihmuar në ndërlidhjen e saj me atdheun.

Një mik i vërtetë në kohë të vështira

Faruku gjithmonë ishte aty kur e kërkonte nevoja. Ai jo vetëm që më përkrahte në angazhimet e mia profesionale dhe shoqërore, por më rrinte pranë në momentet më delikate të jetës sime.

Më 14 maj të vitit 2018, u operova në Spitalin e Gjenevës dhe më pas më transferuan për rehabilitim në Cras-Montana të kantonit Valais. Pas vetëm dy ditësh, Faruku, bashkë me bashkëshorten e tij, Atifeten erdhi të më vizitonte.

Ky ishte një moment i paharrueshëm, një gjest që e tregonte qartë se ai nuk ishte vetëm një mik, por një vëlla i vërtetë.

Eco Higjiena

Kjo vizitë do të mbetet e skalitur në kujtimet e mia deri në vdekje. Vizita që më bëri Faruku me të shoqen nuk ishte një detyrim shoqëror, por një shprehje e një dashurie të sinqertë e të pakushtëzuar.

Takimi që nuk ndodhi kurrë

Jeta shpeshherë godet befas dhe shumëçka lë pezull, lë me fjalë të pathëna dhe takime të parealizuara.

Një ditë para se të nisej për në Kosovë, Faruku më telefonoi për të më ftuar për një kafe. Por, atë ditë, për fat të keq, nuk ndodhesha në shtëpi.

Ai më la një mesazh në sekretarinë telefonike, ku më njoftonte me zërin e tij të ngrohtë e të qetë se të nesërmen do të nisej për në Kosovë.

Nuk e dija se ajo do të ishte thirrja e tij e fundit që do të ngulitej përgjithmonë në kujtesën time.

Pas dy-tri ditësh, nga çuni im, Arbnori mora lajmin thikë në kraharor që nuk e kisha menduar kurrë se më 7 korrik 2024, gjatë natës, Faruku në shtëpinë e tij në Kosovë, u nda nga jeta si pasojë e një sulmi në zemër.

Ky lajm erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Ai nuk ishte ankuar kurrë për probleme me zemrën, nuk kishte dhënë asnjë shenjë se diçka nuk shkonte me shëndetin e tij.

Ishte një njeri i fortë, plot energji dhe vullnet për jetën. E, pabesueshme sesi një moment mund të ndryshojë gjithçka.

Një boshllëk që s’ mund të mbushet asnjëherë

Me ndarjen e tij nga jeta, unë humba një mikun tim më të ngushtë të mërgimit, një vëlla shpirtëror, një njeri që nuk do të zëvendësohet kurrë.

Humbja e tij nuk është vetëm dhimbje personale për mua dhe familjen e tij, por edhe për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër, për të cilin ai dha shumë.

Faruk i dashur, pusho në paqe! Ashtu si të deshëm në jetë, të duam dhe të kujtojmë edhe përtej saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.