KKVITI

Në kuadër të shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, mbahet program i Bibliotekës “Ballë për Ballë me Poetin”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të shënimit 23-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, është mbajtur program kulturor i Bibliotekës se qytetit me moton “Ballë për Ballë me Poetin, 15 autorë, 15 poezi, 15 lexime”.

Alban Hyseni, pasi e shpalli të hapur këtë ngjarje, theksoi se Dita e Çlirimit të Gjilanit është festë që i bashkon të gjithë.

“Aktiviteti me moton 15 autorë, 15 poezi e 15 lexime është simbolikë e 15 qershorit, ditës së çlirimit. Kjo është një ditë e veçantë sepse ka sakrifica të mëdha, sepse kemi pasur vuajtje të shumta. Për gjeneratat e reja, për brezat që vijnë është me rëndësi që ta njohim njëri-tjetrin. Ajo që na takon neve si breza të rinj që kemi ardhur pas luftës çlirimtare, është që ta njohim historinë e qytetit, ta njohim atë çfarë kanë bërë ata që e kanë sakrifikuar jetën e tyre për lirinë që ne e gëzojmë sot”, ka thënë Hyseni.

Mobi Casa

Ndërkohë, sonte në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit shfaqet monodrama “Cili je…Cili je…”, e autorit, Bedri Selmani.

Kurse, nesër (15 qershor), janë paraparë të mbahen këto aktivitete: seanca solemne e Kuvendit Komunal (salla e teatrit të qytetit, ora 9:00), homazhe te varrezat e dëshmorëve (10:00 – 12:00), turneu i futbollit i veteranëve (stadiumi ndihmës, ora 17:00), koncerti për fëmijë në ora 17:00 te platoja e Teatrit të qytetit, ndezja e flakadanëve te varrezat e dëshmorëve – platoja e qytetit (20:00 – 21:00), për të përfunduar me koncertin festiv në ora 21:00, te platoja e teatrit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.