Në KS të OKB nuk pritet raport pozitiv për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 25 gusht do të debatohet për situatën në Kosovë, në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Ekspertët në vend, duke folur në TV Rrokum, mendojnë se në ketë raport, mund të ketë pak gjëra pozitive për t’u folur, e shumë negative.
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Avni Mazreku, thotë se Rezoluta 1224, po vazhdon ta obligojë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së të raportojë për Kosovën.
Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve, mund të jetë çështje pozitive për të cilën do të raportohet në Këshillin e Sigurimit.
Por, Mazreku llogarit se janë disa të tjera çështje për të cilat aleatët e Serbisë në këtë raport, mund ta ngarkojnë Kosovën dhe të mundohen t’i japin imazh negativ.
Por, ai shpreson që në këtë raportim të mos za vend edhe ekstremizmi fetar .
Nëanënë tjetër, analisti Shpend Kursani, nuk pret diçka më ndryshe nga raportimet e tjera që janë bërë.
Ai citon disa gjëra negative, që mund ta ngarkojnë Kosovën, në raportimin e Ban Ki-moonit.
Kursani me tej thotë se Ki-moon do t’u kërkojë palëve t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Ndryshe, Ban Ki-moon, në raportin paraprak kishte vlerësuar se kanë mbetur disa sfida në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Këshillin e Sigurimit gjatë këtij muaji e kryeson Britania e Madhe. /Telegrafi/