Në Kosovë ka zyrtar me 7 vende pune
Në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka anëtarë që mbajnë shtatë vende pune. Konfirmimi vjen nga kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni.
Me këtë shifër është thyer dhe tejkaluar rekordi i vendour nga anëtarja e KGJK’në Valdete Daka, e cila mban katër vende pune, shkruan Kosova Sot.
Por edhe Daka duket se nuk është e vetmja që punon në katër vende, pasi sipas numrit një të Antikorrupsionit ka edhe gjyqtar e prokurorë të tjerë që bëjnë katër punë në të njëjtën kohë.
Përvec për punësim, kreu i Antikorrupsionit ka shënjuar prokurorinë e shtetit për mungesë të efikasitetit në lëndët e korrupsionit, duke mbajtur të njëjtën linjë pa përmendur identitete.