FITORJA

Në Kosovë hynë naftë që shkakton kancerin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë t’i nënshtrohen rrezikut të madh nga ndotja që shkakton emetimi i gazrave nga lëndët djegës të makinave.

Nga matjet e kryera nga laboratorë me pajisje të teknologjisë së fundit, që i kanë ofruar raporte gazetës, ka dalë se nafta që importohet zyrtarisht në Kosovë dhe që shitet në shumicën e pikave të karburanteve përmban deri në 1142 ppm, sasi kjo e sulfurit që është 114 herë më e lartë sesa që parashihet dhe lejohet të importohet me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Tregtisë, shkruan koha.

Në një dokument të Bankës Botërore të publikuar së voni thuhet se rreth 1.000 persona në Kosovë vdesin parakohshëm brenda vitit nga sëmundjet që shkaktohen nga ndikimi i grimcave që notojnë në ajrin e ndotur.

ARKATANA

Në bazë të këtij raporti që flet vetëm për të dhënat e dy viteve më parë, këto grimca besohet se shkaktojnë sëmundje të zemrës, kancerin në mushkëri dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes.

E, të dhënat që ka Instituti i Shëndetit Publik, afro 700.000 kontrolle mjekësore që realizohen në vit, kryesisht janë të diagnostikuara me sëmundje të frymëmarrjes dhe të rrugëve respiratore.

Ndër shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve thuhet se është edhe prania e squfurit në karburante.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.