Në Kosovë arrestohet shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni
Almir Drljanin, shtetas i Maqedonisë u arrestua nga policia e Kosovës në një banesë private në Ferizaj të Kosovës.
Ndaj këtij shqiptari 33 vjeçar, MPB e Maqedonisë kishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë nga viti 2008, pasi që ai akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga gjyqësia e Maqedonisë.
Sipas MPB-së, ai ka kryer vepra të ndryshme penale, ndërsa mbi të rëndon akuza për pjesëmarrje në vrasjen e policit të njësitit Alfa, Afrim Arifi më 26 nëntor 2008 pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur gjatë patrullimit të tyre.
Pikërisht për këtë vepër ai u dënua me burgim të përjetshëm, së bashku me Rexhail Qerimin nga fshati Opajë i Kumanovës, i cili përmes dëshmive dhe avokatëve mbrojtës ka dëshmuar për pafajësi dhe një rast të montuar ndaj tij, raporton INA.
MPB ndaj tij ka rënditur edhe disa akuza mbi grabitjen e bankave, postës, argjentarive dhe rrëmbime tjera të kryera gjatë periudhës 2006 – 2012. Policia e Maqedonisë ka hedhur dyshime se i arrestuari mund të jetë i përfshirë në vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, pasi që gjatë bastisjes së banesës ku jetonte është gjetur një arsenal i madh armësh dhe materiale të dyshimta.