UBT

Në korrik priten ftesa të reja nga Specialja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Muhamet Krasniqi, ish-luftëtar i UÇK-së, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, derisa në muajin tjetër (korrik) priten edhe dhjetëra ftesa të reja. Kështu ka deklaruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, i cili për “Zërin” ka konfirmuar që gjatë ditës së hënë tre ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë konfirmuar ftesën e tyre nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Ne si OVL kemi deklaruar me kohë që priten ftesa të reja në muajin qershor dhe në muajin korrik. Kanë filluar ftesat, por nuk e dimë saktësisht se sa ftesa kanë ardhur. Të hënën përveç Muhamet Krasniqit janë paraqitur edhe dy persona, të cilët kanë marrë ftesë nga Prokuroria e Specializuar dhe shumë shpejt do të bëhen publikë”, ka deklaruar ai, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Hidromorava

I pari i OVL-së po ashtu ka bërë të ditur që aktualisht mbi 60 persona janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Në anën tjetër ish-pjesëtarë të UÇK-së shprehen pesimistë se Gjykata Speciale mund të sjellë drejtësi për luftën mes Kosovës dhe Serbisë, kjo sepse ajo është gjykatë e njëanshme dhe nuk i heton krimet e serbëve në Kosovë. Madje ata vlerësojnë që kjo gjykatë do të dështojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.