Në Koretin të Kamenicës konfiskohen armë dhe narkotikë

Gjilan – Në fshatin Koretin të Kamenicës njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhrit verbal të prokurorit kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull shqiptarë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK-47, një karikator me 10 fishek të kalibër 7.62 x 39 , bimë të kultivuara narkotike Kanabis Sativa dhe një kuti me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Policia e Kosovës tha se me vendim të Prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./rajonipress/