Fundamenti

Në komunën e Vitisë shtatë raste aktive dhe vetëm një i hospitalizuar nga Covid 19

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u tha se momentalisht gjendja me pandeminë në komunën e Vitisë është në përmirësim e sipër dhe si rezultat i kësaj, është vetëm një rast i hospitalizuar, ndërkohë që 7 raste janë aktive.

Kryetari i komunës Sokol Haliti tha se ky trend i përmirësimit të gjendjes duhet të vazhdoj edhe më tutje, duke respektuar masat që janë në fuqi, edhe pse disa nga masat janë lehtësuar.

Eco Higjiena

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se nga sot fillon zbatimi i vendimit të ri, ku parashihet lehtësimi i masave, por jo heqja e tyre. Prandaj duhet respektuar ato siç janë paraparë në vendimin e Qeverisë dhe IKSHP-ja./rajonipress/